Këshilltari i Pacollit: Zërat kundër takimit të Shtëpisë së Bardhë kanë një qasje dhe pikëpamje të gabuar

Këshilltar i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, iu është kundërpërgjigjur kritikëve të takimit në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se themeli i Kosovës si një vendi i lirë dhe demokratikë është pikërisht nga ky vend, transmeton IndeksOnline.
Zyberaj ka thënë se Kosova gjithmonë ka pasur suksese kur ka qëndruar në anën e njëjtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Zërat kundër takimit të Shtëpisë së Bardhë kanë një qasje dhe pikëpamje të gabuar në lidhje me politikën e jashtme të Kosovës. Liria, pavarësia dhe prosperiteti i Kosovës janë fuqizuar gjithmonë në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Zyberaj.
Ai ka thënë tutje se duhet mbështetur kryeministri Avdullah Hoti në nënshkrimin e marrëveshjes së sotme në Shtëpinë e Bardhë.
“Ne duhet të mbështesim Kryeministrin Hoti në nënshkrimin e marrëveshjes sot në Shtëpinë e Bardhë. Prosperiteti ekonomik është thelbësor, dhe në kohë pandemie, ne jemi me fat që Shtetet e Bashkuara i kushtojnë vëmendje prosperitetit të Kosovës këto kohë. Ne kemi fituar gjithmonë me Shtëpinë e Bardhë, ne do të fitojmë përsëri”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë: