Me “Malli” bëri namin, Kidda paralajmëron një tjetër super hit

Është këngëtar i ri dhe shumë i talentuar i cili hyri në tregun e muzikës shqiptare me hite të njëpasnjëshme.
Artisti i njohur Kidda aktualisht po shijon suksesin e këngës “Malli” që konsiderohet edhe një nga hitet e tij më të mëdha deri më tani.
Por, Kidda ende pa u konsumuar mjaftueshëm kënga e fundit, po planifikon të sjell edhe një tjetër hit muzikor dhe këtë e bëri të ditur në një postim së fundi.
“Duke menduar të publikoj edhe një tjetër hit”, ka shkruar Kidda në mbishkrimin e një fotografie.
Se çfarë po planifikon të sjell Kidda mbetet të shihet./Indeksonline/