E gjithë bota foli për MESSIN dje, këto janë titujt e gazetave për “jashtëtokësorin”

Leo Messi tashmë dhe zyrtarisht ka vendosur që të qëndrojë në Barcelonë.
Argjentinasi në një intervistë ekskluzive për “GOAL”, zbuloi se po qëndron
te Barcelona, shkruan IndeksOnline
“Jashtëtokësori” tha shumë gjëra në këtë intervistë, madje tregoi
edhe pse vendosi të mos largohet, sipas tij arsyeja ishte se ai nuk donte të
përballej në gjykatë me klubin e zemrës.
Ndërkaq, kjo ishte temë e ditës në mediat botërore dje, gazeta e njohur “GOAL” e kishte këtë titull:
“Tashmë ne mund ta konfirmojmë se Messi do të qëndrojë në Barcelonë”.
Mundo Deportive: “Unë do të qëndroj” e”Corriere dello Sport në Itali vendosi këtë titull për Messin: Retromessi
La Gazzetta: Unë qëndroj me forcë, pastaj
gazeta tjetër franceze “L’Equipe: “Messi qëndron kundër
vullnetit të tij”.
Ndërkaq gazeta argjentinase “Ole”
e vendosi një titull interesant: I burgosuri i kësaj dashurie. Luani
nuk do të largohet.