Messi është gati, mësohet dita se kur do të paraqitet në stërvitje

Tashmë Messi e ka bërë të ditur qëndrimin e tij te Barcelona përmes një intervistë ekskluzive në “Goal”.
Pavarësisht kësaj, Messi ende nuk është paraqitur në stërvitjet e para për sezonin e ri me klubin e Barcelonës, shkruan IndeksOnline
Siç raportojnë mediat në Spanjë, argjentinasi prite t’i kthehet stërvitjeve nën urdhërat e Koeman ditëne hënë, kjo pasi ai duhet t’i kryej testet PCR që kanë të bëjnë me Covid-19.
Kujtojmë se Barcelona do të luajë ndeshjen e parë miqësore të Shtunën e ardhshme, 12 Shtator, kundër Nastic de Tarragona në Estadi Johan Cruyff.