Kërset “dajaku” në Kosovë, gjashtë raste të dhunës brenda 24 orëve

Në raportin 24 orësh të Policisë, gjashtë raste të dhunës janë regjistruar.
Katër nga gjashtë rastet janë dhunë në familje, kurse dy rastet e tjera janë rrahje mes disa personave, transmeton Indeksonline.
Javët e fundit po shihet një trend i rritjeve të rrahjeve në territorin e Kosovës.
Më poshtë keni raportin nga pesë rastet e raportuara të dhunës:
Prishtinë 05.09.2020-11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte sulmuar fizikisht ish- bashkëshorten e tij. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, por edhe të dyshuarit pasi është ankuar se ishte sulmuar nga bashkëshortja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Prishtinë 05.09.2020-19:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti n vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tij. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjilan 05.09.2020 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij viktimën femër kosovare me të cilin ishin duke bashkëjetuar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar në shtëpi, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Fsh. Bellopoj, Pejë 05.09.2020-20:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshja e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Rr. Mbreti Zog, Pejë 05.09.2020-21:30. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas trajtimit mjekësor në psikiatri me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Vushtrri 05.09.2020 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.