75 Mall Live Search
13:47 / E Diele, 06 Shtator 2020 / indeksADMonline

Futbollistët e Barcelonës do të testohen për të tretën herë për Covid-19, për Messin hera e parë!

Skuadra e Barcelonës ka njoftuar se të hënën do të kryej testin e tretë për Covid-19 për futbollistët e tyre.


Përderisa disa testohen për të tretën herë, për Messin kjo do të jetë hera e parë, shkruan Indeksonline

Leo Messi ditë më parë në një intervistë ekskluzive për “Goal”, tregoi se do të qëndrojë edhe për një sezon te Barça.

Kështu, klubi i Barcelonës nesër do t’i testojë futbollistët për Covid-19 për të tretën herë, ndërkaq Messi do ta bëjë testin e parë pasi edhe në stërvitjet do t’i bashkohet klubit.