Hoti në Bruksel: SHBA dhe BE në koordinim të plotë për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me pjesëtarë të tjerë të delegacionit kanë takuar sot Emisarin Special të Bashkimit Evropian për dialog në mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak dhe zv/ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Matthew Palmer.
Hoti tha se bashkë me ta diskutuan për zhvillimet në dialog deri më tani dhe takimin e nesërm të nivelit të lartë, transmeton Indeksonline.
“Jam shume i kenaqur qe po shoh koordinim te plote ne mes te BE-se dhe SHBA-se lidhur me marreveshjen finale ne mes te Kosoves dhe Serbisë”, shtoi Hoti.

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hoti tashmë është në Bruksel, ku nesër pritet që të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi./Indeksonline/