75 Mall Live Search
20:46 / E Diele, 06 Shtator 2020 / C E

Fillon ndeshja, Kosova kërkon fitore ndaj Greqisë

Ka filluar ndeshja në mes të Kosovës dhe Greqisë në kuadër të xhiros së dytë të grupeve të Ligës së Kombeve.

Ndeshja po zhvillohet në “Fadil Vokrri” pa praninë e tifozëve për shkak të pandemisë.

Challandes do të jetë me shumë mungesa në këtë sfidë pasi lojtarët që luajnë në Zvicër dhe Gjermani nuk janë lejuar të luajnë në Prishtinë.

Kosova ka startuar me këtë formacion: Ujkani; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj; Halimi, Dresevic, V.Berisha; Celina, Nuhiu, Zeneli;

Greqia ka stratuar me këtë formacion: Barkas; Bakakis, Stafylidis, Zeca, Koulouris, Fortounis, Bakasetas, Limnios, Svarnas, Kourbelis, Giannoulis