Gjashtë vjet nga fitorja e parë e Kosovës

Në vitin 2014, Kosova u lejua të luante ndeshje miqësore me kombëtaret e tjera, por pa simbole shtetërore.
Deri në pranimin në FIFA dhe UEFA, Dardanët zhvilluan gjashtë ndeshje, shkruan Indeksonline.
Pas një barazimi dhe dy humbjesh, më 7 shtator, Kosova gjeti fitoren e parë në histori.
Skuadra atëherë e drejtuar nga Albert Bunjaki mposhti Omanin me rezultat minimal, 1-0.
Golin e vetëm e kishte shënuar Imran Bunjaku nga penalltia. /IndeksOnline/