75 Mall Live Search
17:00 / E Hënë, 07 Shtator 2020 / indeksADMonline

Dumoshi e nis javën mbarë, vëzhgon nga afër trajnimin për të rinj

Ministrja, Vlora Dumoshi ka thënë se sot e ka filluar javën mbarë, duke vëzhguar nga afër trajnimin për të rinj i cili po mbahet në kuadër të mbështetjes që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po bën për fushën e ndërmarrësisë për të rinj.

Njoftimi i plotë:

E fillova javën mbarë, duke vëzhguar nga afër trajnimin për të rinj i cili po mbahet në kuadër të mbështetjes që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po bën për fushën e ndërmarrësisë për të rinj.

Organizata BSC Kosovo ka
mbajtur sot në Kolegjin Globus trajnime nga fusha e ndërmarresisë dhe marketingut digjital per të rinjtë e Prishtinës. Në ditët në vijim edhe në Fushë Kosovë e Podujevë.

Jam tepër e lumtur që përmes mekanizmave të MKRS-së kanë mundur të ndihmojnë shumë të rinj duke i kontribuar direkt rritjes së aftësive të të rinjve të cilat ata në të ardhmen mund t’i përdorin për tu kyçur në tregun e punës.

Si Ministre bashkërisht me MKRS-në do të jemi pranë të rinjve edhe të komunave të tjera me trajnime të ngjajshme.