Shumica e njerëzve në Greqi “duan” dialog me Turqinë!

Sipas një sondazhi të opinionit publik në Greqi, 69,8 për qind e popullsisë së vendit, për zgjidhjen e problemeve bilaterale duan dialog me Turqinë.
Gazeta “Ta Nea” me seli në Athinë publikoi rezultatet e një hulumtimi me qytetarët grekë në lidhje me tensionet me Turqinë.
Pyetjes se a duhet të dialogohet me Turqinë për uljen e tensioneve, 69,8 për qind nga pjesëmarrësit u përgjigjën pozitivisht.
Nga ana tjetër, 63,7 për qind e pjesëmarrësve mendojnë se mundësia për “ndonjë ngjarje serioze” me Turqinë në periudhën e ardhshme është “e lartë ose mesatare”, ndërsa 34,5 për qind të pjesëmarrësve këtë mundësi e shikojnë si “të ulët ose aspak”.
Petjes se a duhet Greqia “t’i përdorë ose jo mundësitë ushtarake” ndaj Turqisë, 49,2 për qind u përgjigjen “duhet t’i përdorë ose me gjasë duhet”, ndërsa 47,1 për qind “jo ose me gjasë jo”.