75 Mall Live Search
11:34 / E Martë, 08 Shtator 2020 / indeksADMonline

VV-ja merret edhe sot me Hotin, thotë se bëri 5 gabime te Trumpi

Lëvizja Vetëvendosje, ka vazhduar kritikat ndaj marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas tyre, kryeministrti, Avdullah Hoti bëri pesë gabime.

“Kryeministri i paligjshmën e jolegjitim tha se po shkonte në Washington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Republikën… e pa njohjen e saj.

Image may contain: text

Pra, shkuan për njohjen, ndërkaq u pajtuan që të mos angazhohen për anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit.

Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për ndarjen e Liqenit të Ujmanit.

Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për realizimin e idesë dhe qëllimeve të Serbisë për mini-Schengen.

Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan t’i mundësojnë Serbisë qasje në detin Adriatik.

Shkuan për njohje, ndërkaq me kërkesë të Serbisë e larguan emërtimin “Republikë”.

Shkuan për njohje, ndërkaq sollën dëm, turp e rrezik”, thuhet në reagimin e VV-së. /Indeksonline/