Aksident trafiku në Emshir, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën nga Stacioni i autobusëve drejt Veternikut, në lagjen “Emshir” të Prishtinës.
Ndonëse aksidenti ishte vetëm me dëme materiale, për një kohë kjo rrugë ka qenë e bllokuar për qarkullim automjetesh, transmeton IndeksOnline.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe është marrë me rastin./IndeksOnline/