75 Mall Live Search
18:27 / E Martë, 08 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zhavorri i pambuluar bie nga kamioni në lëvizje

Një kamion transportues i zhavorrit është parë sot në aksin rrugor Gjakovë-Prizren duke lëvizur jashtë çdo rregulli.

Zhavorri i pambuluar shihet duke rënë në asfalt e duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, transmeton IndeksOnline.

Janë të shpeshta rastet kur xhamat e veturave thuhen nga kjo papërgjegjshmëri e ngasësve të kamionëve./IndeksOnline/