Mediat serbe: Shqiptarët e Trumpit, që goditën Serbinë!

Yll dhe Ylber Bajraktari janë dy shqiptaroamerikanët, që shkuan si refugjatë lufte nga Kosova në SHBA dhe shënuan ngritje të jashtëzakonshme në karrierë, duke u futur në hierarkinë e Pentagonit dhe Departamentit të Mbrojtjes.
Ndihma e tyre për Republikën e Kosovës është vënë në theks edhe nga mediat beogradase, transmeton Indeksonline

Në ballinat e sotme, njëra prej tyre ka shkruar një shkrim të titulluar me; “Trampovi siptari udaraju na srbiju” (Shqiptarët e Trumpit godasin Serbinë)

Sipas tyre, dy vëllezërit kanë dhënë ndihmë të veçantë për presidentin, Donald Trump rreth çështjeve në Ballkan.
“Vëllezërit nga Kosova, Ylber dhe Yll Bajraktari janë të emëruar në pozitat udhëheqëse të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, përmes të cilave ata ndikojnë në ngjarjet në Ballkan”, thuhet ndër të tjera në këtë shkrim. /Indeksonline/

