75 Mall Live Search
10:28 / E Mërkurë, 09 Shtator 2020 / indeksADMonline

100 mijë persona, nga Kosova, kanë hyrë në Shqipëri brenda një jave

Qytetarët nga Kosova edhe në fillim të shtatorit kanë mësyrë Shqipërinë.

Vetëm gjatë javës së parë të këtij muaji, mbi 100 mijë qytetarë nga Kosova kishin mësyrë bregdetin shqiptar.

Në të dhënat nga policia e kufirit dhe emigracionit, mbi 100 qytetarë kanë hyrë në Shqipëri vetëm përmes pikës kufitare Morin, shkruan ATSH-ja.

Ndërkohë raportohet se vazhdon të punohet me procedurë të përshpejtuar e me kapacitet të plotë, me 6 sportele.