Protestat në Bjellorusi, gratë “trimëresha” ngrihen kundër dhunës së policisë në mbrojtje të djemve

Një tjetër ditë protestash po mbahet në Minsk, kundër fitores se diskutueshme të presidentit Aleksandër Lukashenko në zgjedhjet e fundjavës së kaluar.
I ashtuquajturi ‘’Marshi i lirisë’’, vjen midis zemërimit në rritje lidhur me manipulimin e pretenduar të rezultatave zgjedhore dhe dhunës policore gjatë protestave që pasuan.
Qindra mbështetës të Lukashenkos kanë zhvilluar kundërprotesta në kryeqytet.

Të shumtë kanë qenë protestuesit e arrestuar, ndërsa është raportuar edhe për tortura në burgjet bjelloruse.
Në këtë përballje për të rrëzuar diktatorin e fundit të Europës, qytetarët bjellorusë kanë sjell shembuj qytetarie në protesta por edhe solidarizim midis tyre.
Siç shihet dhe në këto pamje, gratë dhe vajzat bjelloruse kanë formuar një gardh mbrojtës për djemtë të cilët protestojnë, duke mos lejuar policinë t’i shoqërojë me dhunë.

Ato përpiqen deri në fund për të prapësuar policët të cilët kanë mundur të shoqëronin dy-tre prej tyre.
Manifestimet zhvillohen pasi Lukashenko tha se Rusia kishte shprehur gatishmërinë të ofronte asistencë të sigurisë, në rastin e kërcënimeve të jashtme ushtarake.
Moska pretendon se forca te huaja po përpiqen të destabilizojnë vendin.
Bashkimi Europian ka kërcënuar të sanksionojë vendin pas shtypjes së egër të protestave, ku 2 persona u vranë dhe mijëra të tjerë janë arrestuar.
“Журналистка” с пониженной социальной ответственностью, за деньги клиента, отрабатывает ртом заказ которым она и кормится!pic.twitter.com/qp5c1QASEg
— Yura Yakunin ????? ?? ?? ?? (@YuraYakunin) September 9, 2020