Bayerni ia lë në “derë” Perishiqin, Interi duhet të gjejë një zgjidhje

Bayern Munichu nuk do ta blejë kartonin e Ivan Perishiqit.
Një lajm i keq ky për Interin, që është konfirmuar nga trajneri i bavarezëve Hansi Flick në një intervistë për mediat.
Edhe pse zhvilloi një sezon pozitiv me kampionët e Evropës, duke u aktivizuar në shumë ndeshje si titullar, megjithatë afrimi i Sanes ia ka mbyllur dyert Perishiqit, që nuk do të blihet nga Bayerni, ashtu si Coutinho dhe Odriozola.
Tashmë Interi duhet t’i gjejë një destinacion të ri futbollistit, ndërkohë që ekziston edhe mundësia që kroati të qëndrojë te skuadra e Contes dhe të jetë sulmuesi i 4 në repartin e avancuar të skuadrës zikaltër.