Vetëvritet në burg profesori universitar i rreshtuar në VV, i dënuar për përdhunimin e një të miture

Në mars të vitit 2020 profesori Sulejman Meta është arrestuar në Maqedoninë e Veriut me dyshimeve për tentativë përdhunimi të një të miture. Ndërsa, sot është raportuar se ka kryer vetëvrasje në burg gjatë ditës së djeshme, shkruan gazeta “Metro”.
Sulejman Meta ishte një nga figurat kryesore të Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut. Kujtojmë, se Albin Kurti, pati proklamuar anëtarësimin e profesorit Meta bashkë me disa profesorë të tjerë universitarë. “Sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE! u anëtarësuan tre profesorë universitarë. Prof. ssoc.dr. Sulejman Meta, inxh. i dipl. i industrisë së drurit, Universiteti i Shkupit, Universiteti i Shkencave të Aplikuara, Ferizaj; Prof.dr.sc. Muhamet Avdyli, inxh. i dipl. i Elektroteknikës, profesor në kolegjin “UBT” dhe drejtor i kampusit në Ferizaj; dhe, Prof. dr.sc. Shefki Luma, Fakulteti Filologjik në Prishtinë, Gjuhë dhe Letërsi Frënge, Gjuhë Shqipe në Universitetin e Tetovës”, pati bërë të ditur Kurti, atëherë kryeministër i Kosovës.
Këta profesorë u anëtarësuan në Lëvizjen Vetëvendosje konkretisht më 2 tetor të vitit 2018. Dyshohej se profesori Meta ka arritur të mashtronte të miturën, por është ndalur nga nëna e saj.