LAJMI I FUNDIT: E konfimon edhe Fenerbahce interesimin e Lazios për MURIQIN

Skuadra e Fenerbaces sapo ka njoftuar se Lazio është në bisedime të avancuara me ta për transferimin e Vedat Muriqit.
Skuadra e Lazios prej kohësh është interesuar për shërbimet e sulmuesit kosovar, dhe si duket transferimi i tij po ndodhë me të vërtetë, shkruan IndeksOnline
Pak çaste më parë vetë klubi i Fenerbahces përmes një postimi në “Twitter”e ka bërë të ditur se janë në bisedime me Lazion për Muriqin.
Bilgilendirme | Futbolcumuz Vedat Muriqi'nin transferi için İtalya'nın S.S. Lazio kulübüyle görüşmelere başlanmıştır. pic.twitter.com/2IUL8TdLeC
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) September 9, 2020