75 Mall Live Search
09:17 / E Enjte, 10 Shtator 2020 / indeksADMonline

Driton Kuka alarmon: Pandemia na ka dëmtuar, klubet po shuhen

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka ngritur një shqetësim të madh, duke thënë se klubet po shuhen si pasojë e krizës që ka shkaktuar pandemia.

Ai ka qenë kritik ndaj institucioneve për mosmbajtje të premtimeve për t’u dalë në ndihmë sportistëve.

Ky është njoftimi i Kukës:

Ringjallja e klubeve sportive në Kosovë spo ndodh!
Në pritje të premtimeve për rimëkëmbjen e sportit asgjë spo ndodh ende.
Klubet, sidomos shkollat bazë të sporteve në Kosovë si shkak i pandemisë po pësojnë në mënyrë drastike!
Klubet po shuhen dita ditës si pasojë e situatës së krijuar.
Shtatori muaji kur sporti ngritet me anëtarë të rinj tashmë shumicën e tyre i gjen të mbyllura e pa aktivitete sportive!
Ministria, KOK-u bashkë me federatat por edhe drejtoritë e sporteve në komuna duhet të reflektojnë karshi klubeve, karshi aktiviteteve e garave për të rinj.
Ta ringjallim sportin!