Një person dhuron tokën për ndërtimin e shtëpisë për fëmijët e gruas që dyshohet se u vra nga burri kosovar

Sot kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se një person i cili ka dashur të mbetët anonim, ka dhuruar tokën për ndërtimin e shtëpisë pasi që dje Qeveria e Kosovës ka ndarë 20 mijë euro për fëmijët që kanë humbur nënën e tyre nga rasti tragjik, i cili dyshohet se ka ndodhur nga babai i fëmijëve, transmeton Klan Kosova.
Sipas Kastratit, përveç personit i cili ka dhuruar tokën e tij për ndërtimin e shtëpisë, janë lajmëruar edhe persona të tjerë të cilët kanë dashur të ndihmojnë me gjëra të tjera.
