75 Mall Live Search
19:43 / E Enjte, 10 Shtator 2020 / indeksADMonline

Vizita e Zemajt bën jehonë në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kishte vizitë në Maqedoninë e Veriut, e cila bëri jehonë të madhe.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi është takuar me Zemajn, i cili edhe e ka përshëndetur nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Uashington, shkruan Indeksonline.

Edhe zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi u takua me ministrin, ku folën për situatën e krijuar nga Covid-19 në të dyja vendet.

“Në të dy këto takime, theksuam rëndësinë e madhe të bashkëpunimit midis dy shteteve si në rrafshin politik, ashtu edhe në atë shëndetësor”, ka thënë Zemaj.