Milan shet Andre Silvan në Eintracht Frankfurt

Milan e ka shitur zyrtarisht Andre Silvan në Eintracht Frankfurt dhe tani pritet që ta sigurojë si shkëmbim Ante Rebicin
Një lajmërim që nuk është pritur këtë mbrëmje.
Andre Silva dhe Rebic i shkëmbyen vendet me dy vite huazim verën e kaluar, pa opsion blerjen.
Ata kanë negociuar kalimet në klubet në marrëveshje të ndara.
“AC Milan lajmëron se e ka shitur lojtarin Andre Miguel Valente da Silva në Eintracht Frankfurt”, thuhet në deklaratën e Milanit.
“Klubi ju dëshiron atij më të mirën në të ardhmen dhe e falendëron atë për profesionalizmin e treguar”.
Portugezi 24 vjeçar kishte nënshkruar për Milan nga FC Porto për 38 milionë euro, por asnjëherë nuk shpagoi paratë që u paguan për të.
Ai kishte një huazim në Sevilla në sezonin 2018-19 para se të kalonte në Eintracht Frankfurt me të cilën skuadër nënshkroi kontratë deri në qershorin e vitit 2023.
Andre Silva ka shënuar 10 gola në 41 ndeshje për Milan, por ka shënuar 16 në 37 paraqitje për Eintracht sezonin e kaluar.