75 Mall Live Search
09:31 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Hoti: Këto 2 shtete, po e pengojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dha detaje rreth takimeve të tij në Parlamentin Evropian, si edhe foli për marrëveshjen e Uashingtonit me Serbinë dhe investimet amerikane në Kosovë.

Hoti ka përmendur takimet me kryetarin e Parlamentit Evropian dhe me Komitetin e Punëve të Jashtme Parlamentare të vendeve të ndryshme që kryesisht janë të interesuar për takimin Kosovë-Serbi.

Kryeministri i Kosovës tha për Euronews Albania se pavarësisht se Komisioni Evropian ka vite, që e mbështet liberalizimin e vizave dhe se janë vetëm vende si Franca apo Holanda që po pengojnë këtë proces.

Hoti u shpreh se po punohet me dy vendet në nivel ministror që të binden se kushtet e imigrimit të paligjshëm dhe krimit të organizuar janë përmbushur dhe po mbeten të tilla.