75 Mall Live Search
21:57 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Veseli – Hotit: Reflekto!

Kryetari i PDK-së, gjatë intervistës në “Prime Time” ka thënë se kryeministri, Hoti duhet të reflektojë në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se Kosova s’ka kohë për të humbur, dhe kjo qeveri duhet të transformohet, e kryeministri duhet që shumë shpejt të reflektojë, shkruan Indeksonline.

“Kosova s’ka kohë të humbë një vit, duhet shumë shpejt që Kosova ta transformojë vetveten, përkatësisht kjo qeveri, ky kryeministër do të duhej shumë shpejt të reflektonte e të vinte me një ofertë e cila është për marrëveshje finale dhe të ndalonte degradimin, përkatësisht dështimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, përmes së cilës i ofrohet gatishmëria e Kosovës në Ëashington për një marrëveshje finale”.