Njihuni me futbollistin e ri të Cityt që shënoi 600 gola dhe i’u bashkua Man United

Sulmuesi i ri , Charlie McNeli ka pranuar që të transferohet nga Man City në United, kjo pasi ai shënoi plotë 600 gola për ish-skuadrën e tij.
17-vjeçari sipas “The Times”, ra dakord për kushtet me United dhe ka kaluar me sukses testet mjekësor atje, shkruan IndeksOnline
Sulmuesi i ri u largua nga klubi i Man City, pasi ishte nën moshë dhe nuk i lejohej atij të bashkohej me klubin e U18.

Të interesuar për të ishin edhe skuadrat si, Juventusi, RB Leipzig dhe Rangers.
Kujtojmë se ai ka shënuar 600 gola për klubin e të rinjeve të Man Cityt dhe ka bërë paraqitje për Kombëtaren e Anglisë U18.