Ambasada e SHBA-ve: Le të “luftojmë shkatërrimin me krijimin”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, duke kujtuar 11 shtatorin, ka dhënë një porosi që të “luftohet shkatërrimi me krijimin”.
“Çdo vit më 11 Shtator, gjersa i vajtojmë të vdekurit, ne e ri përkushtojmë vetveten në përpjekjen për një të ardhme më të mirë. Le të “luftojmë shkatërrimin me krijimin” – duke punuar së bashku, këtu në Kosovë, në SH.B.A. dhe gjithandej globit, për të ndërtuar një botë kushtuar paqes, prosperitetit dhe drejtësisë për të gjithë”, thuhet në postimin e Ambasadës.