75 Mall Live Search
11:22 / E Shtunë, 12 Shtator 2020 / indeksADMonline

Alex Ferguson e “fal” Kloppin që e zgjoi në 3 të mëngjesit për t’i treguar se e fitoi Premierligën

Jurgen Klopp para dy ditësh e fitojë edhe çmimin trajneri më i mirë i vitit në Premierligë, pas një suksesi fantastik me Liverpoolin sezonin që shkoi.

Trajneri gjerman solli suksese të mëdha te Liverpooli, duke fituar dy trofetë më të rëndësishëm për klube, Ligën e Kampionëve edhe Premierligën, shkruan IndeksOnline

Me të fituar Premierligën me “The Reds” që ishte ëndërr e tifozëve të Liverpoolit, Klopp telefonoi në ora 3 të mëngjesit ish-trajnerin e Man United, Sir Alex Ferguson për t’i treguar atij se e ka fituar ligën.


Ndërkaq, në një intervistë për “Sky Sport” këto ditë, Ferguson tha se Klopp bëri një sezon të mirë me Liverpoolin dhe thotë se do e ka falur atë edhe pse e zgjoi në ora 3:30 për t’i treguar se u shpall kampion i Premierligës.


“Tashmë ai është trajneri më i mirë në Angli dhe unë do t’ju fal që më zgjuat në 3:30 të mëngjesit për të më thënë që keni fituar ligën”, tha ai.