75 Mall Live Search
16:14 / E Shtunë, 12 Shtator 2020 / indeksADMonline

ZYRTARE: Nga Besa e Pejës në Evropa Ligë, Altin Bytyqi bëhet me skuadër të re

Mbrojtësi tejet i talentuar, Altin Bytyqi është bërë me skuadër të re.

19 vjeçari sot ka firmosur me ekipin shqiptar, FK Kukësi, transmeton Indeksonline.

Sezonin e fundit, Bytyqi luajti për ekipin Besa e Pejës, ku pati paraqitje tejet të mira.

Ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen në Evropa Ligë kundër Wolfsburg./Indeksonline/