75 Mall Live Search
09:17 / E Hënë, 14 Shtator 2020 / indeksADMonline

Nis mbledhja e Qeverisë

Ka filluar mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti.

Të pranishëm në sallë janë thuajse të gjithë ministrat, ku edhe do të bëhet Propozimshqyrtimi i 14 pikave të rendit të ditës, raporton Indeksonline.

Mbledhja e sotme u paralajmërua mbrëmë teksa nuk u bën të ditura çështjet, të cilat do të diskutohen.

Indeksonline mëson se në këtë mbledhje do të shqyrtohen gjithsej 14 pika të rendit të ditës.

Ndër pikat kyç që pritet të shqyrtohen gjatë kësaj mbledhje janë:  Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Italisë, për transferimin e personave të dënuar,  Shqyrtimi i Propozimvendimit për afirmimin dhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të propozuar dhe forcuar kujtesën ndaj Holokaustit dhe për të luftuar antiseminizmin, në të gjitha format e tij.

Kjo pikë e rendit të ditës lidhet ngushtë me njohjen që së fundi i erdhi Kosovës nga shteti i Izraelit.

Një pikë tjetër e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Propozimvendimit për ndarjen e mjeteve financiare shtesë për sigurimin e procesit të derratizmimt, dezinfektimit dhe dezinsektimit (DDD) të ndërtesave qeveritare që menaxhohen nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Po ashtu gjatë kësaj mbledhjeje do të bëhet edhe shqyrtimi i Propozimvendimit për miratimin e kritereve për financimin e projekteve të komunave për mbështetjen e komunave të Kosovës për menaxhimin e situatës së krijuar nga COVIDI-19.

“Shqyrtimi i Kornizës  afatmesme  të shpenzimeve të rishikuara 2021-2024 (Ministria e Financave)./Indeksonline/