Ish-ylli i Atletico Madrid del në pension në moshën 30 vjeçare, shkak një lëndim i rëndë

Vendimi më i vështirë, por në të njëjtën kohë më i sinqerti që ai ka qenë në gjendje të marrë.
Ignacio Camacho, ish-lojtari i Atlético de Madrid, Málaga dhe Wolfsburg që nga viti 2017, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si futbollist.
Futbollisti po vuan nga dhimbje të mëdha nga kyçi i këmbës së majtë dhe nuk mund të vazhdoj të luaj më. Reprezentuesi spanjoll ka provuar gjithçka në dy vitet e fundit për t’u rikuperuar.

Ai madje vendosi të stërvitej me dhimbje në këmbë, por që nuk ka arritur të mposht këtë lëndim.
Pas disa operacioneve dhe tretmaneve mjekësore, Camacho pritej të luante përsëri këtë verë, por që u desh të ndalonte përsëri.
Camacho kishte edhe paraqite me Spanjën, ndërsa te Atletico luante në mesfushë me Saul e Koke./Indeksonline/