75 Mall Live Search
10:27 / E Martë, 15 Shtator 2020 / indeksADMonline

Trumpi sot “mësitnon” një tjetër marrëveshje historike midis 2 shteteve të armiqësuara

Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Amerikës, Donald Trump, sot do të nënshkruajë një tjetër marrëveshje historike.

Krijimi i marrëdhënieve diplomatike midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe si dhe të Bahreinit do të nënshkruhet sot në Washington.

Kjo marrëveshje bëhet pak ditë pasi Trumpi mblodhi në Shtëpinë e Bardhë palën kosovare dhe serbe në një marrëveshje të dyanshme, por jo të plotë, shkruan Indeksonline.

Hera e fundit, që Amerika kishte pajtuar Izraelin me ndonjë shtet arab ishte në vitin 1993. 27 vjet më parë presidenti Bill Clinton mblodhi dy armiq.

Në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, kryeministri izraelit Yitzhak Rabin dhe Yasser Arafat, kryetar i Organizatës Çlirimtare Palestineze, shtrënguan duart.

Në atë kohë, ai u pa si një moment i pakthyeshëm në paqeruajtje; takimi i parë ballë për ballë midis izraelitëve dhe palestinezëve. Kjo marrëveshje ishte prishur më pas dhe vazhdon të jetë e krisur edhe sot./Indeksonline/