Ministrja e re e Arsimit në Shqipëri: Mendova se më përfunduan provimet, por ky tani është edhe më i vështirë

Pas largimit të Besa Shahinit, në postin e ministres së Arsimit në Shqipëri u emërua Evis Kushi.
Pas emërimit në krye të Arsimit në Shqipëri, Kushi ka falënderuar të gjithë ata që e inkurajuan atë me fjalët më të mira.
Kushi tha se kur mori doktoratën në Universitetin e Stafforshire të Britanisë së Madhe, ka menduar se përfunduan provimet, por që paska qenë gabim, pasi ky i tanishmi është një provim edhe më i vështirë.
Kushi theksoi sedo të bëjë gjithçka që mundet që të nderojë Elbasanin, Partinë Socialiste dhe që kur të kthehet një ditë në auditor të ketë respektin et ë gjithë kolegëve, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Të dashur
miq,
Ju falenderoj pamasë për mesazhet tuaja inkurajuese në këtë
moment kaq sfidues për mua! Më keni gëzuar, por nuk më keni lehtësuar!
Përkundrazi, mesazhet tuaja më bëjnë të ndjehem edhe më e ngarkuar se sa dje
kur kryeministri më shprehu vendimin e tij, me barrën e kësaj përgjegjësie të
jashtëzakonshme. Kur mora doktoraturën në Stafforshire University në Britaninë
e Madhe, pas pesë vitesh studime e vajtje ardhje mes Elbasanit dhe
Stoke-on-Trent mendova se provimet për mua mbaruan. Por paskam qenë aq gabim sa
s’ka! Ky i tanishmi është një provim aq i vështirë sa nuk gjej fjalë ta shpreh!
Uroj që të kem ndihmën tuaj dhe të kolegëve të mi të shumtë në botën
universitare për t’ia dalë faqebardhë. Do bëj gjithçka mundem që të nderoj
Elbasanin tim, Partinë Socialiste dhe kryeministrin tonë dhe që kur të kthehem
një ditë në auditor të kem respektin e të gjithë kolegëve të mi për atë që do
të jem si drejtuese e arsimit. Një pedagoge dhe qytetare në shërbim të përulur
ndaj komunitetit të madh të dijedhënësve.
Faleminderit shumë edhe njëherë të gjithëve!