Lajm i mirë, të gjithë futbollistët rezultojnë negativë para ndeshjes me Sileksin

Klubi i Dritës ka marrë një lajm fantastik para ndeshjes me Sileksin në kuadër të Evropa Ligës.
Të gjithë futbollistët kanë rezultuar negativë në testin për koronavirusin, transmeton Indeksonline.
Ndeshja do të luhet të enjten në Shkup nga ora 20:00. Fituesi kalon në fazën tjetër të kualifikimeve për Evropa Ligën./Indeksonline/