E fundit: Mandzukic do ta zëvendësoj Muriqin tek Fenerbahce

Vedat Muriqi dje kompletoj transferimin e tij tek skuadra e Lazios.
Largimi i Muriqit ka lënë një boshllëk në sulmin e Fenerbahces, transmeton Indeksonline.
Mediumi turk “Fanatik” shkruan se zëvendësuesi i Muriqit tek Fenerbahce do të jetë Markio Mandzukic.
Sulmuesi kroat tashmë ka arritur një marrëveshje personale me klubin turk dhe janë duke u negociuar detajet e fundit të kontratës.
Mario Mandzukic së fundmi luajti për Al Duhail në Ligën e Katarit dhe u paraqit në 7 ndeshje dhe shënoi 1 gol.
Në të kaluarën kroati kishte luajtur për skuadra si: Juventus, Atletico Madrid, Bayern Munih, Ëolfsburg dhe Dinamo Zagreb./Indeksonline/