Policia jep detaje për incidentin e zjarrit në një ndërtesë tek ‘Mati 1’në Prishtinë
Një incident zjarri është shkaktuar sot në një ndërtesë saktësisht në (garazhe), në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë.
Si pasojë e zjarrit nuk raportohet për persona të lënduar.
“Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se fillimisht është djegur një veturë dhe më pas zjarri është përhapur në objekt”, ka thënë për Indeksonline zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Zjarri është arritur të lokalizohet, kurse detajet shtesë do të bëhen të ditura kur të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes./Indeksonline/