Drita e përfundon stërvitjen e fundit para duelit me Sileks, futbollisti kryesor do t’i mungojë nesër!

Skuadra e Dritës sapo ka përfunduar stërvitjen e fundit përpara duelit të nesërm ndaj klubit nga Maqedonia e Veriut, Sileks
Ky takim do të zhvillohet në kuadër të rundit të dytë për Evropa Ligë, shkruan IndeksOnline
Përmes një postimi në “Facebook” vet klubi i Dritës e bëri të ditur se stërvitja e sotme ishte e fundit përpara duelit ndaj Sileks.
Më tej, klubi i Dritës bën të ditur se me sukses kanë kaluar testet për Covid-19, por lajmëron se futbollisti i tyre, Festim Alidema me shumë gjasë do të mungojë nesër si shkak i një lëndimi.

“Perfundon stervitja e fundit, gjithqka OK!Shkup, 16.09.2020Klubi jone sapo ka perfunduar seancen e fundit stervitore para ndeshjes me Sileksin ne kuader te Europa League.
Nen masa te rrepta per zbatimin e protokollit anti Covid, klubi jone e ka zhvilluar seancen e fundit stervitore. Ekipi me te arritur ne stadium i eshte nenshtruar matjes se temperatures dhe paraqitje se deshmise se testit negativ nga SynLab per tu futur me pas me stadium.
Gjithqka ka shkuar mire dhe me shume korrektesi nga ana e stafit punonjes te stadiumit.
Ekipi ka stervitur i kompletuar ne perjashtim te Festim Alidemes i cili sipas te gjitha gjasave do te mungoje ne ndeshjen e neserme per shkak te lendimit te marre ne ndeshjen miqesore me Skenderbeun ne Durres.
Ndeshja do te zhvillohet neser me fillim nga ora 20:00 pa pranin e shikuesve per shkak te situates me Covid19″.
