75 Mall Live Search
11:37 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Selimi thotë se Hoti s’i ka votat për Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, si për postin e kryeministrit

Shefi i Grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në seancën e Kuvendit sot ka thënë se Qeveria e Hotit në 100 ditët e para të saj ka qenë e paaftë ta qeverisë vendin, shkruan IndeksOnline.

Selimi tha se Hoti në këto 100 ditë ka lejuar që Kosova të jetë e pabarabartë me Serbinë.

Ai shtoi se ndonëse kryeministri kishte premtuar se do të zvogëlonte numrin e ministrave dhe zëvendësministrave, ai nuk e mbajti. Pati një fryrje të madhe.

Deputeti nga radhët e LVV tha se kryeministri nuk i ka votat për të vënë në funksion Ligjin për rimëkëmbje ekonomike.

“ Legjimiteti i Hotit në qeverisjen e tij 100 ditëshe është përcjell me paafëtësi, keqqeverisje dhe skandale deri në rrezikimin e jetës së qyettarëve dhe sovranitetin e vendit.

Hoti, jo vetëm që pranoi, por edhe veproi që të jetë e pabarabartë me Serbinë.

Në pikun e pandemisë Hoti lejoi mbajtjen e zgjedhjeve të Sërbisë në tërë territorin e Kosovës, përderisa bashkë me Thaçin anuluon zgjedhjet në Besianë.

Edhe pse ishte premtim elektoral që do të zvogëlohej numri i ministarve dhe zëvëndësministrave, Qeveria pësoi fryrje të 16 ministrave e 46 zëvëndësministra, ku ka vetëm 3 poste gra.

Brenda këtij 100 ditëshi. Qeveria ilegale nuk bëri hapat e duhur dhe të nevojshëm përballë pandemisë Covid-19.

Edhe pse ka proklamuar paketën për rimëbëkbjen ekonomike nuk ka vota për ta votuar atë, edhe pse gjeti vota për t’u bë kryeministër.

Për hir të kësaj ne nuk mund t’i fshehim faktet për menaxhimin e dobët të pandemisë.

Edhe pse kishte premtuar se nuk do të nënshkruante asgjë pa njoftuar Kuvendin e Kosovës ai nënshkroi marrëveshjen në Amerikë me Serbinë”, tha ai./IndeksOnline/