Avokati i afërm me VV-në: Aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit të mos konfirmohet, do t’i sjellë dëme Kosovës!

Avokati i afërm me Lëvizjen Vetëvendosje, Tomë Gashi është deklaruar rreth dosjeve të reja të arritura nga Gjykata Speciale, në zyra të OVL të UÇK-së, në Prishtinë.

Avokati Gashi, para mediave, ka folur edhe për rastin e aktakuzës ndaj presidentit të shtetit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Sipas tij, ngritja eventuale e kësaj aktakuze do t’i sjelltë të këqija vendit.
“Mendoj se aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit që të mos konfirmohen, sepse asgjë të mirë nuk do t’i sjellin Kosovës. Konfirmimi ndaj presidentit është çështje jashtëzakonisht e rëndë, sepse goditet shteti në përgjithësi. Ne kemi pasur fat të keq që fillimisht kemi krijuar këtë gjykatë dhe aktakuza e parë ndaj presidentit”, është shprehur ai.
Ndryshe, përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, zhvilluan takim me hetues nga Dhoma e specializuar. Gjykata Speciale në Hagë lidhur me këtë nuk ka dashur të komentonte asgjë. /Indeksonline/
