75 Mall Live Search
13:30 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Përfundon takimi i OVL të UÇK-së i dorëzon dosjet zyrtarëve të Dhomave të specializuara

Zyrtarë të Dhomave të specializuara kanë përfunduar takimin me kryetarin e OVL të UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj.

Para pak minutave këta zyrtarë kanë lëshuar zyrën e OVL të UÇK-së, me të përfunduar takimin, raporton Indeksonline.

Këta zyrtarë shkuan sot në zyrat e kësaj organizate që të merrnin dosjet e pranuara dje nga OVL e UÇK-së.

Pavarësisht se Gucati dhe Haradinaj në mëngjes deklaruan se nuk do t’i dorëzojnë këto dokumente zyrtarëve të Dhomave të specializuara, përfaqësuesit e  OVL të UÇK-së e bënë këtë, i dorëzuan dosjet.

Zhvillime të shumta pati ditëve të fundit që lidhen me Gjykatën Speciale, ndërsa nga kjo gjykatë nuk kanë dashur të deklarohen lidhur me gjithë këtë situatë./Indeksonline/