75 Mall Live Search
15:26 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Selimi thumbon Hotin: As ti vet se ke ditur çfarë përmban marrëveshja që nënshkruajte në Shtëpi të Bardhë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në seancën e Kuvendit ku po raporton kryeministri Avdullah Hoti për dialogun, ka thënë se as kryeministri nuk e din përmbajtjen e marrëveshjes që ka nënshkruar më 4 shtator në Shtëpi të Bardhë.

Selimi shtoi se mbetet të shihet në vijim nëse ka fituar ndonjë gjë Kosova nga kjo marrëveshje, shkruan IndeksOnline.

Deputeti i VV nuk e vlerësoj raportim të denjë raportimin e Hotit për dialogon.

“Kjo çfarë bëri sot zotëri Hoti nuk është fare raportim. Me fjalë krejt boshe u mbështoll që më së lehti do ta quaja demagogji. Për çfarë marrëveshje bëhet fjalë, ne pam vetëm një letër dhe një nënshkrim.

Normalisht desha të iu dëgjoj çfarë do të thoni, dhe ajo çfarë pritëm edhe e thatë. Ju thatqë që kjo është një fitore e madhe e Kosovës, do ta shohim më vonë se çfarë na sollët e fituam. Nësë ju nuk keni sjellë asgjë nga Shtëpia e Bardhë atëherë çfarë do na sjellni nga Brukseli.

Edhe qasja që ke pasur atje edhe materia e letrës që e keni nënshkruar ju ishte një qasje që përdon me naatyrat e vendeve në Lindjen e Mesme. Pastaj, askush nuk ka folur keq pqë njohjen nga Izraeli por ne nuk kemi raport të njejtë më të si me Serbinë, e kemi vend mik.

Kush prej jush këto e ka ditur se çfarë ka shkruan në letrën që ka nënshkruar Z.Hoti. Në rastin më të mirë ju them që as ky vet se ka dit çfarë ka nënshkruar atje”, tha ai./IndeksOnline/