Rriten numrat me Covid-19 në Slloveni, Mal të Zi e Kroaci, rajoni ndien frikën

Numrat me Covid 19 po rriten në shtetet e rajonit. Në 24- orët e fundit janë njoftuar statistika shqetësuese në shumicën e shteteve të Ballkanit.
137 raste të reja të infeksionit janë regjistruar në Slloveni, që është numri më i madh në muajt e fundit. Pas këtyre shifrave, Qeveria e Janes Janshës ka paralajmëruar masa të ashpra në vend dhe rikthimin e izolimit, shkruan Indeksonline.
Situata nuk është qetë as në Kroaci. Në 24- orët e fundit, janë regjistruar 234 raste të reja me infeksion të virusit SARS-CoV-2 dhe numri i rasteve aktive në Kroaci sot është gjithsej 2.100.
Situata po vështirësohet edhe në Mal të Zi. 212 raste janë konfirmuar vetëm në 24- orët e fundit. Për këtë, shteti malazias nga sot në ora 18:00 do të vendosë masa të reja./Indeksonline/