75 Mall Live Search
22:30 / E Diele, 07 Qershor 2026 / S Z

Osmani: Jemi optimist pas këtij rezultati, koha e ringritjes ka filluar, s’ka asgjë që e ndal

Pas rezultateve të para të dala nga zgjedhjet e 07 qershorit LDK ka mbajtur një konferencë për media.

 Sipas rezultateve preliminare LDK-ja renditet si partia e tretë me rreth 18 % të votave, duke shënuar rritje krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

 E pas kësaj Vjosa Osmani në një konferencë për media, ka falenderuar  qytetarët për përkrahjen e dhënë.

“ Falnderoj qytetarët për përkrahjen e dhënë në këto zgjedhje, të cilat përkunder kohës së shkurtër e rriten LDK-në. Tani jemi me 20 mandate,  që është rritja më e madhe që ka pasur secili subjekt politik në këto zgjedhje. Kjo rritje na jep shpresë, se jemi në rrugë të drejtë. LDK do të vazhdojë të ringritet dhe në vitet e muajt në vijim”, tha Osmani.

Ndërsa ka pohuar se ky është një hap jashtëzakonisht shpresëdhënës për LDK-në.

“Kjo ka dëshmuar fuqinë e demokracisë në vend. Pjesëmarrja ishte relativisht më e ulët. Qytetarët janë lodhur me proceset zgjedhore dhe krizat e pafundme.  Qytetari ka ndihmuar që të balancohet skena politike dhe i ka ndihmuar demokracisë. Ka ndihmuar të refuzohet përçarja dhe të pranohet koncepti i bashkimit. Ky është hapi i parë jashtëzakonisht shpresëdhënës. Jemi optimist pas këtij rezultati. Koha e ringritjes ka filluar, s’ka asgjë që e ndal”, tha Osmani./Indeksonline/