Dortmund “shkatërron” Gladbachin, shkëlqen Haaland

Skuadra e Dortmund ka arritur të shënoj fitore bindëse me rezultat 3:0 kundër Monchengladbach.
Reyna në minutën e 35-të e kaloj në epërsi fillimisht skuadrën e Dortmund, transmeton Indeksonline.
Pastaj, Haaland në minutën e 54-të dyfishoj epërsinë për “Verdhë e Zinjtë” nga pika e bardhë.
Përsëri në skenë doli Haaland në minutën e 77-të që shfyrtëzoj për mrekulli një asistim të Sanchos.
Dortmund e nis në mënyrën më të mirë sezonin e ri./Indeksonline/