75 Mall Live Search
08:39 / E Diele, 20 Shtator 2020 / indeksADMonline

Vjedhje në një shtëpi në Lipjan, pati edhe të shtëna me armë

Një vjedhje ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Lipjanit.

Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se disa persona ishin futur në shtëpinë e tij me forcë, të dyshuarit kur kanë vërejtur ankuesin, kanë ikur dhe gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri, transmeton Indeksonline.

Hajdutët kishin vjedhur një protofol, dokumente personale dhe para.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Policia është duke e hetuar rastin./Indeksonline/