Hoti në Vushtrri, për përurimin e shtatores së Ahmet Krasniqit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti si dhe përfaqësues të tjerë shtetërorë kanë udhëtuar sot drejt qytetit të Vushtrrisë.
Hoti është duke marrë pjesë në përurimin e shtatores së Ahmet Krasniqit.
Sot është 22 vjetori i vrasjes së ish-ministrit të Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqit.
Me këtë rast në Vushtrri do të bëhet përurimi i shtatores si dhe inaugurimi i sheshit, që do të mbajë emrin e tij.
Bashkë më Hotin të pranishëm janë edhe ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, zv/kryeministri Driton Selmanaj si dhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri./Indeksonline/