Takimi Hoti – Grenell përmes fotografive

Ka arritur në Kosovë, gjegjësisht në objektin e Qeverisë, delegacioni amerikan në krye me Richard Grenell.
Ishte kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me kabinetin e tij, që priti delegacionin e qeverisë amerikane, ndërsa po vazhdon takimi me dyer të mbyllura.
Indeksonline sjellë pamje nga momenti kur delegacioni amerikan pritet nga Hoti.

Ndryshe takimi i Grenell vjen pasi që në fillim të këtij muaji në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e presentit Donald Trump, u arritë një marrëveshje në mes të Serbisë dhe Kosovës.
Vizita bëhet me qëllim të fillimit të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 4 shtator në Uashington.




