75 Mall Live Search
13:30 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Misioni i institutit “Robert Koch” arrin, në Kosovë

IKSHPK-ja ka njoftuar për vizitën e sotme disa zyrtarëve të institutit “Robert Koch”. Nga IKSHPK-ja u tha se me qëllim të forcimit të kapaciteteve të vendit në luftën kundër COVIDIt-19 në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë, Qendra për Mbrojtjen e Shëndetit Ndërkombëtar (ZIG) në institutin “Robert Koch” ka dërguar një delegacion në mision të përbashkët në Kosovë.

Ky mision dyjavor, është iniciuar dhe organizuar nga RKI-ja në bashkëpunim e OBSH-në dhe Rrjetin Global të Alarmit dhe Reagimit ndaj Shpërthimit, transmeton Indeksonline.

Përveç ekspertëve të koordinimit nga Ekipi Kombëtar i Pikave Fokale EMT në ZIG, ky mision i përbashkët përbëhet nga specialistët mjekësorë nga ekipet gjermane të mjekësisë emergjente.

Njoftimi i plotë:

Misioni i institutit “Robert Koch” (RKI/EMT/GOARN) arrin në Kosovë (21 shtator – 03 tetor 2020)

Me qëllim të forcimit të kapaciteteve të vendit në luftën kundër COVIDIT-19, në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Qendra për Mbrojtjen e Shëndetit Ndërkombëtar (ZIG) në institutin “Robert Koch “(RKI) kanë dërguar një delegacion në një mision të përbashkët të (RKI/EMT/GOARN) në Republikën e Kosovës. Misioni 2-javor (21 shtator – 03 tetor 2020), është inicuar dhe organizuar nga RKI-ja në bashkëpunim të ngushtë me OBSH-në dhe Rrjetin Global të Alarmit dhe Reagimit ndaj Shpërthimit (GOARN). IKSHPK dhe RKI-ja kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që nga marsi i vitit 2018.

Ekspertët e RKI-së duke përfshirë specialistët nga Departamenti i Epidemiologjisë së Sëmundjeve Infektive, Qendra e Informacionit për Mbrojtjen e Shëndetit Ndërkombëtar (INIG) e ZIG, Njësia e Shëndetit Publik Mbështetur në Dëshmi e ZIG- dhe Mbështetja e Laboratorit të Shëndetit Publik e ZIG, përbëjnë pjesën e delegacionit të RKI-së për të këshilluar në fushat e mbikëqyrjes, epidemiologjisë, komunikimit të rrezikut dhe diagnostikimit laboratorik. Një mision i fushës për vendosjen e mundshme të një laboratori mobil është integruar në mision. Në bashkëpunim me një konsulent të OBSH-së, stafi i RKI-së do të kryejë vlerësimin, zbatimin dhe monitorimin e platformës së mbledhjes së të dhënave në terren Go.Data, një projekt i WHO GOARN, në vend. Janë planifikuar vlerësime të mëtejshme të Go.Data në fushën e projektit të Mbrojtjes së Shëndetit Global (GHPP) të RKI me Kosovën.

Sa i përket menaxhimit klinik, qëllimi i misionit është të sigurojë mbështetje dhe këshilla për Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë dhe punëtorët lokalë të kujdesit shëndetësor lidhur me menaxhimin klinik të pacientëve me COVID-19, si dhe për të zbatuar masat e parandalimit dhe kontrollit të infeksionit (IPC). Për të arritur këtë, ekspertët mjekësorë do të ofrojnë mbështetje për personelin klinik dhe trajnim lidhur me COVID-19 në vendin e punës.

Përveç ekspertëve të koordinimit nga Ekipi Kombëtar i Pikave Fokale EMT në ZIG, ky mision i përbashkët përbëhet nga specialistë mjekësorë nga Ekipet Gjermane të Mjekësisë Emergjente (EMT) Humedica, Johanniter Unfallhilfe dhe I.S.A.R. Gjermani, të shoqëruar nga ekspertë nga Universitätsmedizin der Charité, Qendra Mjekësore Hamburg-Eppendorf dhe Komanda e Shërbimit Mjekësor të Bundeswehr.