Humb betejën me koronavirusin, vdes vokalisti i grupit të famshëm

Tommy DeVito, anëtar i grupit pop amerikan “Four Seasons”, ka vdekur në moshën 92-vjeçare pasi ishte infektuar me Covid-19.
Vdekja e tij u njoftua nga dy anëtarë të tjerë themelues të grupit, Frankie Valli dhe Bob Gaudio, të cilët thanë se ai “do të mungonte nga të gjithë ata që e donin atë”.

DeVito u bashkua me Valli-n më 1956 dhe katër vjet më vonë ata formuan grupin “Four Seasons” me Gaudio dhe Nick Massin.
Hitet e tyre përfshinin “Oh What a Night”, “Sherry”, “Big Girls Don’t Cry and Walk Like a Man”.

DeVito, u largua nga grupi, më 1970, duke thënë se ishte i lodhur nga turnetë.
“Four Seasons” ishte një nga grupet më të suksesshme “doo-wop” të viteve 1960 dhe historia e tyre formoi frymëzimin për muzikorin fitues të çmimeve “Jersey Boys”.
DeVito, i cili lindi në Belleville, New Jersey, vdiq të hënën në Las Vegas pasi u shtrua në spital me koronavirusin./Indeksonline/
